Policia e Gjirokastrës ka zbarkuar në Lazarat në orët e vona të natës së mbrëmshme duke u gdhirë dita e shtunë.

Shkak është bërë një telefonatë anonime në sallën operative të Komisariatit të Policisë së Gjirokastrës për një konflikt të armatosur mes dy grupeve rivale në këtë fshat.

Veç prezencës së madhe të policisë në Lazarat u ngritën edhe 2 postblloqe në fund të fshatit afër rrugës nacionale Gjirokastër-Kakavijë.

Por mësohet se nga kontrolli nuk është gjetur asgjë dhe forcat policore janë larguar.