Policia ka zhvilluar një operacion anti-drogë mesditën e sotme në zonën e Shënavlashit në Durrës.

Burime jozyrtare bëjnë me dije se në pranga kanë rënë disa persona, pasi kishin përshtatur banesën si laborator droge.

Mësohet se në kuadër të këtij operacioni, është sekuestruar dhe kanabis i paketuar gati për trafikim.