Mediat zvicerane shkruajnë sot për një rrezik përplasjesh mes shqiptarëve dhe serbëve, teksa pritet që Zvicra të luajë në mbrëmje kundër Serbisë në kuadër të Kupës së Botës.

Policia është e vëtëdijshme për përballjen, shkruan media zvicerane “Aargauer Zeitung”, duke treguar edhe komentet fyese të tifozëve serbë pas publikimit të fotos nga Xherdan Shaqiri me atletet që kishin flamurin e Zvicrës dhe Kosovës.

“Ne kemi kryer analiza të rrezikshmërisë dhe kemi definuar lojën”, tha zëdhënësi i policisë, Roland Pfister, përcjell albinfo.ch.

Përleshjet mes shqiptarëve dhe serbëve nuk janë histori e panjohur për shumë vende perëndimore. Gjatë përballjes mes Shqipërisë dhe Serbisë në Beograd në 2015-n, ndodhën një sërë incidentesh në disa qytete zvicerane.