TIRANE- Policia e Tiranës ka dhënë detaje për vdekjen e emigrantit 40-vjeçar Agron Dervishi.
40-vjeçari u gjet i vrarë me armë zjarri mëngjesin e djeshëm pranë automjetit të tij tip “Mercedes- Benz Vito” me targe CY 325 SZ, në fshatin Mazrek të komunës Kashar në Tiranë.
Sipas policisë dyshohet se persona të pa identifikuar i kanë dalë përpara 40-vjeçari dhe pasi i kanë vjedhur portofolin 40-vjeçarit e kanë vrarë atë.
Sipas policisë në vendngjarje u gjetën 3 gëzhoja te kalibrit 7.62 mm dhe 2 gëzhoja te kalibrit 7.65 mm, si dhe sende e objekte te tjera, te cilat u sekuesutruan në cilësinë e provës materiale dhe per ekzaminime te metejshme.
Aktualisht nga strukturat për krimet e rënda në Tiranë punojnë intesivisht për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje dhe identifikimin e kapjen e autorëve.