Iu ndez pasioni brenda në qeli, mirëpo veprimet e saj i kushtuan rëndë një policeje 33-vjeçare nga Britania e Madhe. Melissa Priestly, punonjëse në burgun “Newton”, është kapur në momente intime brenda qelisë së dashnores së saj, 28-vjeçares Leonie Kinnish, e cila duhet të vuajë dënimin me 5 vite burg.
28-vjeçarja është dënuar për vjedhje në banesën e një çifti të moshuarish në muajin janar, ndërsa në burg duket se ka gjetur shpirtin e saj binjak.
Pasi u kap në pozicion të keq, policja Melissa do të duhet të përballet me dënimin që do t’i jepet në gjykatë.
Dyshimet ndaj saj kanë nisur pasi i janë zbuluar disa letra që kanë shkëmbyer me të dënuarën dhe më pas pamjet filmike e kanë demaskuar tërësisht.





