13 korrik 2015 – Një oficere policie në Majemi të SHBA-së, është nën hetim pas pretendimeve se ajo ka një karrierë të dytë si aktore pornografike.

Sabine Raymonvil, 30 vjeçe, akuzohet se ka luajtur në disa filma porno gjatë kohës që ishte police.

Megjithëse ajo i ka mohuar këto pretendime, thuhet se ka performuar akte seksuale edhe me Emerson Callum, i dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 2012 pasi kishte droguar dhe përdhunuar femrat që bënin audicion për të luajtur në filmat e tij porno, shkruan "Daily Mail".

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/