22 gusht 2015 – Dr. Atilla Rexhepi, ish-drejtori i spitalit klinik të Tetovës. dhe kryetar i degës së BDI-së (Bashkimi Demokratik për Integrim) së Tetovës, ka bërë investime në Shqipëri, duke ndërtuar pallate në Durrës, së bashku me ish-ministrin e Transportit dhe Komunikacioneve dhe ish-drejtor i Fondit të Sigurimit Shëndetësor në Republikën e Maqedonisë (dha dorëheqjen më 24 shkurt 2015) Xhemali Mehazi.
Gazetari kontrovers, Zoran Bozhinovski, në faqen e tij thotë se ka marrë disa informacione nga një funksionarë i lartë i BDI-së, në lidhje me skandalet, konfliktet dhe klanet biznesore në BDI. Sipas Bozhinovskit, ky funksionar i lartë “është zgjuar tani nga gjumi” dhe se e ka lutur “që të publikoj gjithçka”.
“Atilla Rexhepi, ish-drejtori i spitalit klinik të Tetovës dhe kryetar i degës së BDI-së (Bashkimi Demokratik për Integrim) së Tetovës, ka bërë investime në Shqipëri, duke ndërtuar pallate në Durrës, së bashku me ish-ministrin e Transportit dhe Komunikacioneve Xhemali Mehazi. Nuk e di se sa saktësisht ndërtesa kanë ndërtuar, por kam parë në dokumentacion, në të cilin shkruan se Rexhepi ka blerë tokën, ndërsa Mehazi ka investuar kapital”, citon funksionarin e lartë të BDI-së gazetari maqedonas. “Prej ku e ka atë kapital mund vetëm të supozohet, pasi sa pa u bërë ministër, nuk ka pasur para për ndërtim pallatesh. Në ato ndërtesa, banesa kanë edhe funksionarë të ndryshëm të BDI-së, si Xhevat Ademi dhe Bujar Osmani. Vendi ku janë ndërtesat quhen Mali i Robit”, njofton portali “shenja.mk” më 22 gusht 2015, që ka përkthyer të plotë shkrimin e botuar në “burevesnik.org”. Është ribotuar pothuajse në të gjitha mediet në gjuhën shqipe në Maqedoni.
/red. th. m. portali “durreslajm.com”/