Tiranë, 28 korrik 2014 – Kjo javë ka qenë java e dasmave të personaliteteve më të njohura publike. Dasma e vajzës së ish-presidentit Bamir Topi ditën e shtunë, pasoi me atë të djalit të Filip Çakulit. Zhani Çakuli është martuar ditën e diel, ku ka zhvilluar një ceremoni madhështore, pjesë e të cilës ishin personalitete të botës së artit, televizionit dhe politikës.

Mes të ftuarve spikat kryeministri i vendit, Edi Rama, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri si dhe ai i Transporteve Edmond Haxhinasto.

Fotot e mëposhtme tregojnë disa nga momentet më të veçanta të shkëputura nga ceremonia martesore e djalit të Filip Çakulit, autorit të programit “Fiks Fare”.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/