27 korrik 2017 – Kreu i partisë CSU (Christlich-Soziale Union – Bashkimi Kristian-Social) Horst Zehofer (Seehofer), në një intervistë me gazetën “Welt am Sonntag”, thotë se kancelarja aktuale gjermane Angela Merkel, e cila është dhe kryetare e CDU-së (Christlich Demokratische Union – Bashkimi Kristian Demokrat) – partnere e CSU-së në koalicion, “i ka të gjitha shanset jetë Kancelare edhe 6 vjet”.
Zehofer-i vuri në dukje se në zgjedhjet e mëparshme në parlament të dy partitë patën mbështetjen e një numri të madh njerëzish. Ndërkohë, edhe në vitin 2017 ato kanë një shans të arrijnë sukses, në saj të të cilit Kancelarja në detyrë do të ri-nominohet në rolin e kreut të qeverisë së Gjermanisë. Zehofer-i pranoi se ai beson në këtë gjë dhe shpreson për një skenar të ngjashëm.
Zehofer-i është i angazhuar për Angela Merkel si Kancelare në vitin 2017. “Nëse duam të fitojmë zgjedhjet, atëherë vetëm me të [Merkel-in] si kandidate (Wenn wir die Wahl gewinnen wollen, dann nur mit ihr als Kandidatin)”, i tha Zehofer-i edhe revistës “Der Spiegel”.
Merkel u bë Kancelare 10 vjet më parë, duke qenë gruaja e parë e zgjedhur nga Bundestagu për këtë post të lartë. Tradicionalisht, Kancelarin federal e zgjedh parlamenti për një periudhë 4-vjeçare. Kështu, 2017-ta do të shënonte mandatin e katërt të Merkelit si Kancelare.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/