Angli, 9 qershor 2014 – Një politikan në Angli është shumë i shqetësuar se pse gruaja e tij që nuk është as personazh publik ka më shumë ndjekës se ai në Twitter. Bëhet fjalë për politikanin laburist Simon Danczuk 48 vjeç. Ndërsa bashkëshortja quhet Karen dhe është 31 vjec.
Ndoshta ai nuk e di faktin që gruaja e tij është mësuar të postojë shumë selfie dhe mbi të gjitha nxjerr në pah dekoltenë e saj të bollshme.
Ka shumë mundësi që pyetja për numrin e fansave të ketë qënë ironi e politikanit.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/











