Një lajm i pazakontë ka mbërritur nga Washington-i për pedagogun, aktivistin civil dhe politikanin e Opozitës, Arian Galdini.
Ditën e Pashkës Ortodokse, Arian Galdini është njoftuar zyrtarisht se Presidenti i SHBA-së Donald Trump, ka firmosur për të vlerësimin me medaljen “Lifetime Achievement Award”.
Kjo medalje nga Presidenti Trump për Arian Galdinin vjen në një moment kur ky i fundit ka marë edhe disa vlerësime të tjera ndërkombëtare, thuhet në një njoftim për shtyp shpërndarë për mediet nga LDE.
Bëhet e ditur se ceremonia e dorëzimit të Certifikatës me firmën e Presidentit Trump do të bëhet pas pak javësh në Tiranë dhe në Washington.





