FRANCË, 20 prill 2013 – Deputetja e parlamentit francez, Rachida Dati, e cila është edhe kandidate për kryebashkiake të Parisit, ka deklaruar se vetëm për një arsye mund ta lërë politikën. Dati ka thënë se këtë mund të bënte vetëm nëse Messi i propozonte për t’u martuar me të.
"Unë nuk e dua David Beckham. Mua më pëlqen më shumë Lionel Messi. Ai nuk është i pashëm, por ka një pamje interesante dhe është shumë karizmatik. Politikën do ta lërja vetëm nëse Messi do të më propozonte martesë" deklaron politikania franceze, raporton indeksonline.





