Kreu i qeverisë, Edi Rama, përgjatë rubrikës së tij “Sy m’sy”, ka komunikuar drejtpërdrejtë me komentuesit, nga ku premtoi se vitin pasardhës do të ketë rritje të rrogës minimale.
Rama shpjegoi se në qershor do të vendoset rroga minimale që të jetë 500 euro, e kjo do të futet në fuqi më 1 janar 2026. Ai shpjegoi se rritja e pagës minimale nuk është aq e thjeshtë saç duket, pasi nuk mund të detyrohet çdo kompani të ndryshojë menjëherë këto standartë, për shkak të pamundësisë.
“Rroga minimale nuk vendoset ashtu se duam ne. duhet të bësh projeksion të qartë që do i kesh ato paga gjithmonë. Paga minimale në qershor do të vendoset që të bëhet 500 euro dhe do të vendoset në fuqi më 1 janar të vitit tjetër, sepse paga minimale nuk është kaq e thjeshtë sa duket. E nuk do ja imponosh kompanive, kompanitë kanë mundësi ose pamundësi dhe nga ana tjetër, paga minimale ndikon në fuqinë konkurruese të vendit. Kështu që nuk është kaq e thjeshtë. Thuaj kaq, por nuk e bëjnë dot pastaj. Si I bëhet?”, u shpreh Rama.https://www.youtube.com/embed/H7ZVpGdkN3M?si=csH99Q62jUnYlZ-0
Sakaq, lidhur me korrupsionin në vend, kryesocialisti tha se Partia Socialiste është e vetmja forcë politike që arriti të sjellë reformën në drejtësi, që mundëson hetimin dhe gjykimin e drejtë të një personi të lidhur me pushtetin politik. Një gjë e tillë sipas Ramës nuk ka ndodhur që nga viti 1912, e deri para disa vitesh, me krijimin e reformës në drejtësi.
“Siç e shihni korrupsioni në Shqipëri po luftohet më shumë seç është luftuar ndonjëherë tjetër. Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, po ndodh që njerëz të lidhur me pushtetin politik lidhen nga prokurorë, gjykatës të pavarur nga pushteti politk për herë të parë. E kush thotë që kjo nuk ka lidhje me mua dhe PS, nuk thotë të vërtetën. Jemi pikërisht unë dhe PS që e kemi sjkellur këtë risi në historinë shqiptare. Risi historike në jetën shqiptare që nga 1912, kur është ngritur flamuri i pavarësisë dhe kur është ngritur qeveria e parë e deri ara pak vitesh, në Shqipëri kurrë një person me pushtetin nuk është hetuar dhe nuk ëhstë gjykuar nga një drejtësi e pavarur.”, u shpreh Rama.