“Kjo është shëndetësia falas”, Vokshi: Në QSUT shërbimet merren në karrige

10/02/2020 - 21:12

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka sulmuar sot PPP-të e qeverisë, paratë që jepen për të cilat sipas saj mund të përmirësojnë gjendjen e Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës.

Voshki shkruan në Facebook se gjendja në QSUT është rënduar dhe se nuk mund të përballohet dot fluksi i pacientëve. Sipas saj, personat që presin për shërbim e marrin atë ulur në karrige ose në tokë.

“Për këdo që ka një hall me një të sëmurë këto ditë, urgjenca e QSUT është shndërruar në një tmerr pa fund. Qindra pacientë që presin me orë e orë të tëra pa marrë asnjë shërbim mjekësor; që ulërasin nga dhimbjet e bërtasin duke kërkuar shërbim. Një shtrat është kthyer në një dëshirë të paarritshme. Nuk ka as karrige për pacientët që përfundojnë ulur në shesh. Injeksionet dhe analizat e gjakut në rastin më të mirë bëhen në karrige, duke rënkuar nga dhimbjet që nuk kurohen. Miliona Euro çdo muaj që shkojnë PPP për oligarkë e klientë të Qeverisë, por asnjë shërbim për qytetarët. Kjo eshte shendetesia falas e Edi Ramës!”, shkruan Vokshi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti Ilir Meta foli në një intervistë për “Euronews” në Francë, duke komentuar thirrjen e tij për tubimin e 2 marsit.

Gjatë mbledhjes së Komitetit Kombëtar të Sigurisë, kryeministri Edi Rama tha edhe një herë se Shqipëria nuk është prekur nga Koronavirusi

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Komitetin Kombëtar të Sigurisë, lidhur me masat e marra deri më tani për parandalimin e Koronavirus

Shumë zëra i janë bashkuar thirrjes së Presidentit Ilir Meta për tubimin e 2 marsit.

Kur nuk na ndajnë shumë ditë nga 2 marsi, data kur presidenti Ilir Meta ka thirrur në një manifestim qytetarët në Bulevard, në mbrojtje t

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka kallëzuar penalisht nënkryetarin e bashkisë së Tiranës Arbian Mazniku.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Yuri Kim ka publikuar në “Twitter” qëndrimin e kryeministrit Edi Rama gjatë tak

Kryeministri Edi Rama ka ‘lëshuar’ fjalorin e tij teksa fliste në lidhje me marrëdhëniet e Rusisë me Shqipërinë, ndërsa ka shigjetuar opo

Në një deklaratë për shtyp, Bashkia e Tiranës sqaroi sot se vendimi për ta ndërtuar godinën e re me fonde publike vjen në mbështetje të t

Përmes një postimi në Facebook, Presidenti Ilir Meta iu ka bërë thirrje sërish shqiptarëve që të dalin në manifestimin e datës 2 mars.