Pas lajmeve që vijnë nga Vlora se banorët do të dalin në orën 19:00 të shajnë virusin nga motra, kryeministri Rama u ka nisur një mesazh të prerë, bashkë me një kusht që ka për ta.

Gjatë fjalës live në Facebook, Kryeministri nuk e ka fshehur befasinë se si vlonjatët kanë duruar kaq gjatë, por sikundër tha edhe vetë, në pamundësi për t’iu bashkuar, i mbështet, por u kujton të mos bëjnë xhap nga shtëpitë, por të rrinë e të shajnë nëpër ballkone.

“Më mirë turfulloni e hidhuni përpjetë sot nga sikleti po në shtëpinë tuaja sesa ta qepnit përgjithmonë në arkivolë që shëtit me makinë ushtrie rrugëve për të gjetur ndonjë copë varr. Nga tani deri të hënën asnjë hap jashtë shtëpisë. Më shkruanin nga Vlora se paskan vendosur të dalin në 19:00 në ballkon të shajnë virusin nga motra.

Çudi si duruan kaq gjatë që nuk u morën më herët me motrën e kompetentit që po çmend botën. Por u jap të gjithë mbeshtetjen si deputët i Vlorës, me kusht që ta bëjnë nga ballkoni e të mos bëjnë xhap jashtë derës, e kur as vlonjatët nuk e bëjnë siç duan atë ritualin e lashtë, ne duhet të bëjnë ruitualin e ri të luftës e të lusim Zotin e madh të shqiptarëve të na ndihmojë që t’u tregojmë vendin këtyre tradhtarëve e t’i japim njëri-tjetrit ndihmën e nevojshme, si motra e vëllezër. Rrugë tjetër nuk ka, kush kërkon rrugë tjetër le ti bjerë murit me kokë e të mos dalë nga shtëpia”, tha ai.

(Këtë fragment, mund ta ndiqni nga minuta 10:30 në videon më poshtë)