Pritej, por nuk mendohej se përgjigja e gazetës më të madhe evropiane, gazetës gjermane "Bild", do ishte një "bombë e vërtetë".

Gazetari kryesor i politikës në këtë të përditshme, Peter Tiede, ka publikuar gjashtë përgjime që provojnë se zyrtarët e PS-së i nënshtrohen "drejtuesit të një klani mafioz" në këmbim të marrjes së votave.

"Paratë e drogës po qeverisin vendin. Kur ‘Bild’ raportoi para pak kohësh për një transkriptim të përgjuar, në të cilin kryeministri Edi Rama e pyet një zyrtar vendor të zgjedhjeve, nëse gjërat kanë shkuar ashtu siç ishte rregulluar, qeveria u zemërua: ‘Bild’ është një gazetë e blerë, pretendimet (që në fakt bazohen në dokumentet e hetuesve shqiptarë dhe të Evropës Perëndimore) janë krejtësisht të pabaza. Edhe hetuesit shqiptarë e konfirmojnë vërtetësinë e telefonatave", shkruan gazetari.

"Por tani Bild ju sjell përgjimet telefonike, duke treguar se si përpara zgjedhjeve të vitit 2017, një baron famëkeq i drogës blen votat për Partinë Socialiste të Ramës. Ai siguron që një politikan i caktuar të futet në parlament. Ne po ju tregojmë 6-të përgjime konkrete".

"Rasti konkret është vetëm një nga dhjetëra anembanë Shqipërisë. Shumica e tyre – janë akoma nën qilim. Hetuesit që punojnë për këto raste ose janë heshtur, ose kanë ikur jashtë vendit", shkruan gazetari Peter Tiede.

Shihni më poshtë gjashtë përgjimet e publikuara nga Bild: 

PËRGJIMI ASTRIT AVDYLAJ –  VANGJUSH DAKO 

PËRGJIMI ASTRIT AVDYLAJ – ELTON ARBANA

PËRGJIMI ASTRIT AVDYLAJ –  IVO DOÇI

PËRGJIMI ASTRIT AVDYLAJ –  ARJAN NDRAXHI

PËRGJIMI ASTRIT AVDYLAJ –  ADRIAN KOKOMANI

PËRGJIMI ASTRIT AVDYLAJ –  VOTUESI