75-vjetori i krijimit/ Meta: Mirënjohje skënderbegasve, edhe sot në vijën e parë të betejës me koronavirusin

28/03/2020 - 10:48

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar sot 75-vjetorin e krijimit të Shkollës së Mesme Ushtarake “Skënderbej”. Në një mesazh në Facebook, Presidenti ka vlerësuar lart, kontributin e tyre në çdo fushë të shkencës dhe të jetës shoqërore dhe në veçanti, faktin se edhe sot ata gjendne në vijën e parë të luftës kundër koronavirusit, ndaj ka premtuar se me tejkalimin e pandemisë, ky përvjetor do të festohet në mënyrën më të merituar.

"Sot është 75-vjetori i Shkollës së Mesme Ushtarake "Skënderbej", një prej institucioneve më të shkëlqyera të edukimit profesional dhe patriotik që ka njohur vendi ynë.

Kjo shkollë nisi më 28 mars 1945 me fëmijët partizanë, për t'u rritur e fuqizuar vit pas viti, duke u shndërruar në një institucion të jashtëzakonshëm të edukimit për 33 mijë fëmijë dhe të rinj të cilët dhanë një kontribut të çmuar, jo vetëm për fuqizimin dhe modernizimin e Forcave të Armatosura dhe institucioneve të Sigurisë Kombëtare, por treguan lidership edhe në sport, kulturë dhe politikë.

Nuk ka fushë të shkencës dhe jetës shoqërore ku nuk janë dalluar skënderbegasit në sajë të edukimit shumëdimensional që kjo shkollë garantonte.

Skënderbegasit shkëlqyen kudo me profesionalizmin dhe integritetin e tyre, por mbi të gjitha me atdhedashurinë e tyre. Ndaj sot një mirënjohje e veçantë u shkon të gjithë mësuesve e pedagogëve të cilët dhanë më të mirën në edukimin e brezave të tërë.

Ne sot nderojmë kampionët e shumtë kombëtarë që kjo shkollë zbuloi dhe krijoi, të cilët nderuan ngjyrat kuqezi në të gjitha sportet e kohës.

Ne sot nderojmë kontributin e skënderbegasve në ndërtimin e veprave më të mëdha të kohës ku ata gjithmonë qenë shembull, nga hidrocentrali i Fierzës e deri te brezaret e Sarandës dhe Ksamilit.

Mirënjohje dhe falenderim të thellë edhe për të gjithë ushtarakët, policët dhe mjekët skënderbegas që sot janë në vijën e parë të betejës me COVID-19, duke spikatur me profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre në shërbim të mbrojtjes së jetës të çdo qytetari.

Duke besuar në tejkalimin e shpejtë të kësaj situate pandemie, shpreh padurimin që ta festojmë sa më parë këtë 75-vjetor në mënyrën më të merituar." - shkruan presidenti Meta.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këshilli Politik do të mblidhet sërish sot në orën 11:00.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot disa foto të jelekëve tradicionalë me ar të zonës së Beratit që ruhen në Muzeun Etnografik të këti

Deputeti Damian Gjiknuri, përfaqësuesi i Partisë Socialiste në tryezën për reformën zgjedhore deklaroi se palët kanë rënë dakord për voti

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në emisionin “Opinion”, ka hedhur akuza ndaj mazhorancës.

Ka përfunduar rreth orës 21:00 tryeza për reformën zgjedhore, ku në mbylljes të saj, përfaqësuesi i PD, Oerd Bylykbashi u shpreh se sot ë

Kryedemokrati Lulzim Basha akuzon kryeministrin Edi Rama për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar duke përfituar nga pandemia, për të grabitur

Deputetja Rudina Hajdari ka depozituar në Kuvend një projekt-ligj në lidhje me referendumet.

Kryedemokrati Lulzim Basha përmes një psotimi në Twitter shprehet se kriza e thellë ekonomike dhe papunësia në Shqipëri, do marrin zgjidh

Ministri Arben Ahmetaj tha se vendi po shkon drejtë një hapje graduale, pas bllokimit nga koronavirusi, ndërsa ka sqaruar edhe paketën e

Kryeministri Edi Rama njofton se kësti i kredive do të shtyhet edhe me tre muaj për t'u ardhur në ndihmë të gjithë atyre që janë prekur n