Ahmetaj: Po diskutohet paketa e dytë ekonomike

09/04/2020 - 21:32

Koordinatori për situatën COVID 19, Arben Ahmetaj deklaroi se brenda institucioneve qeveritare është duke u diskutuar paketa e dytë ekonomike. Në këtë paketë do të synohet të përfshihen disa kategori, që janë lënë jashtë në paketën e parë.

“Është duke u diskutuar. Po diskutohet me detaje mundësia, burimet, por sigurisht që është dinamike”, tha Ahmetaj i pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se kur parashikohet të konkretizohet kjo paketë.

Ahmetaj tha në studion e “Opinion” që mes kategorive që po shihen për t’u përfshirë në paketën e dytë, janë prindërit që duhet të punojnë, por kanë fëmijë të vegjël dhe nuk kanë mundësinë t’i dërgojnë në kopshte apo shkolla, punonjësit e shkurtuar nga sipërmarrjet e mëdha private, apo dhe biznese të lejuara për të punuar, por që realisht nuk funksionojnë dhe nuk gjenerojnë të ardhura.

“Por një gjë po ju them. Sot është data e fundit që mendohet që këtu do jetë informacioni i fundit bazë që do merret për listëpagesat”, tha Ahmetaj duke iu referuar deklaratave të bizneseve.

Lidhur me mundësi abuzive nga ana e bizneseve, Ahmetaj u shpreh: “Jemi duke skanuar ndërmarrjet që heqin njerëz dhe deklarojnë të njëjtin nivel pune. Në këtë rast hyn në krim tatimor, në gjobë për punonjësit. Historia nuk është e thjeshtë për çdo lloj manipulatori”.  /opinion

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Opozita ka depozituar zyrtarisht propozimin e saj për qeveri kujdestari 100 ditë para zgjedhjeve parlamentare në Këshillin Politik për Re

Këshilli Politik është mbledhur për të diskutuar çështjet e mbetura pezull të Reformës Zgjedhore, teksa nuk dihet nëse do të ketë kohë pë

Partia Demokratike dhe Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet akuzojnë kryeministrin Edi Rama se shpërdoron 100 mijë euro të shqiptarëve pë

Përmes një postimi në Facebook, ish-deputeti i PD-së, Gazment Bardhi shkruan se ndërkohë që vendi është mbërthyer nga kriza, Edi Rama zgj

Sot është afati i fundit i dakordësuar nga palët për përfundimin e Reformës Zgjedhore, por Këshilli Politik ka shtyrë mbledhjen që ishte

Sot Ministria e Shëndetësisë njoftoi se ishin vetëm 2 mjekët e infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit, por PD akuzon se shifrat po fsh

“Prishja e ndërtesës së vjetër dhe të shkatërruar të Teatrit Kombëtar, në zemër të Tiranës, për t’u zëvendësuar nga një ndërtesë e re, pr

Kur kanë mbetur edhe pak orë nga skadimi i afatit që mazhoranca dhe opozita u angazhuan për të përmbyllur Reformën Elektorale në tryezën

Kryedemokrati Lulzim Basha është takuar sot me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë për të folur për krizën ekonomike pas pandemisë Covid-19

Kryeministri Edi Rama e ka nisur të dielën me një postim për Teatrin e ri Kombëtar.