Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka deklaruar se 30 qershori është afat kushtetues për zgjedhjet.

Në prag të nisjes së fushatës, nga Cërriku Balla tha se ajo duhet të jetë e qetë.

"Më 31 maj starton fushata elektorale. Duhet të zhvillojmë një fushatë të qetë dhe të komunikojmë me njerëzit. Zhvillimi i zgjedhjeve më 30 qershor është afat Kushtetues dhe nuk e luan topi. Kush do të tentojë të pengojë qoftë edhe një qendër votimi do të hasë në forcën e ligjit", deklaroi Balla.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ka zhvilluar takime para-elektorale në Belsh dhe Cërrik.