Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi në një postim në “Facebook”, shkruan se jemi mes vendeve me riskun më të lartë dhe numrin më të ulët të testimeve. Ai pyet kryeministrin Edi Rama se çfarë po fsheh, teksa publikon dhe një video me deklaratat e kryeministrit.

“Është alarmante që jemi mes vendeve me riskun më të lartë dhe numrin më të ulët të testimeve! Rama po gënjen sërish!
Çfarë po ndodh, pse është kaq i ulët numri i testimeve dhe cila është shifra reale e tamponëve që ka në dispozicion sistemi shëndetësor?
Edi Rama çfarë je duke fshehur këtë herë?”,
shkruan Bardhi.