Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar takimin e radhës me studentë dhe pedagogë të Universitetit të Durrësit, të cilët i ftoi të marrin pjesë në protestën e 16 marsit.

Basha tha se protesta e studentëve solli më herën pranverën, ndërsa komentoi edhe vendimin e disa deputetëve në listat e opozitës që pranuan të marrin mandatin e  deputetit si dhe të atyre që refuzon ta djegin. 

"Protesta e studentëve solli më herët pranverën dhe i parapriu këtij zgjimi kombëtar dhe bashkimit të shqiptarëve që kanë marrë tashmë vendimin. Zot në shtëpinë e Shqiptarëve nuk do jenë më kriminelët, por do jenë vetë shqiptarët. Rama u kap në flagrancë duke vjedhur vota, ndërsa Vangjush Dako e ka vendin në burg. Dako u pasurua në kurriz të qytetarëve. A ka turp më të madh të trajtohen deputetët si bagëti. Shitblerja e deputetëve të rinj në Parlament u duk sikur ata të ishin bagëti".