Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një mbledhje sot me kryetarët e 68 degëve të PD-së në rrethe.

Mbledhja u zhvillua në selinë blu dhe zgjati rreth 1 orë e 30 minuta.

Mes Bashës dhe kryetarëve të degëve u diskutua për analizën në seksione që do të pasojë me një proces ristrukturimi të partisë pas humbjes së zgjedhjeve.