Behgjet Pacolli: Kam mbi 1 miliard euro pasuri, por politika më ka kushtuar shumë, jam i zhgënjyer

28/01/2020 - 08:18

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm në largim i Kosovës Behgjet Pacolli, ishte mbrëmë në “Opinion” në Tv Klan.

Gjatë intervistës, gazetari Blendi Fevziu i bëri një pyetje pikante, lidhur me jetën e tij personale, dhe konkretisht për pasurinë por dhe raportin e parave me politikën.

Ai u shpreh se është i zhgënjyer nga politika pasi nuk ka mundur që idetë e tij t’i realizojë, ndërsa tha se nga ana ekonomike, politika i ka kushtuar shumë dhe se ka dalë me humbje.  

Sa i takon pasurisë së tij, ai tha se ka më shumë se 1 miliard euro, por shtoi se jeton si të gjithë njerëzit e tjerë dhe se zerot në llogaritë bankare nuk e kanë ndryshuar atë si person.

Blendi Fevziu: Ju ka zhgënjyer politika?

Behgjet Pacolli: Absolutisht po, jam totalisht i zhgënjyer se nuk kam arrit asnjëherë të implementoj atë që kam pasur në mend.

Blendi Fevziu: Të pasuron politika?

Behgjet Pacolli: Jo, kam humbje. Nëse do duhet ta tërheq një vijë, shoh që politika më ka kushtuar shumë.

Blendi Fevziu: Por kompanitë tuaja kanë punuar.

Behgjet Pacolli: Po, por asnjëherë kompanitë e mia nuk kanë përfituar prej politikës.

Blendi Fevziu: Sa pasuri ke?

Behgjet Pacolli: Këtë pyetje ma kanë bërë shumë. Të punosh në mënyrë intensive si unë, jashtë, është e pamundur që të mos krijosh diçka. Kam krijuar së pari një kompani shumë prestigjioze, dhe ajo e ka vlerën e vet, dhe e prek më shumë se 80 mijë euro e sipër. Normalisht edhe për jetën time, familjarët, kam arrit të bëj diçka, dhe mundem të them, se është mbi 1 miliard e më tepër, por unë sot jetoj në kushte normale, si njerëzit e tjerë, jam i lumtur shumë që, besoj se asgjë nuk ka ndryshuar tek unë, as në gëzime, as në hidhërime. /tvklan.al

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish- ministri i Bujqësisë Edmond Panariti pas situatës në Itali me koronavirusin, ngre alarmin se rreziku tashmë për Shqipërinë është pas

Thirrjeve të shumta të presidentit ndaj qytetarëve për t’i bashkuar në atë që ai e ka quajtur “manifestim kundër Grushtit të Shtetit

Edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, pas presidentit Ilir Meta ka hedhur akuza të forta ndaj ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shkuar këtë të shtunë në qytetin e Fier, ku është takuar me banorët atje dhe ka parë nga afë

Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur të mos vijojë këtë fundjave me denoncimet e premtuara, sipas tij, për shkeljet e bëra ndaj kushtetutës s

Një tjetër aks i ri në shërbim të zhvillimit bujqësor e rural, të zonës së Elbasanit, do të jetë rruga bujqësore Kuqan-Bujqës-Jagodinë-Mu

Presidenti Ilir Meta, iu bën një tjetër thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë, që t’i bashkohen thirrjes së tij për të protestuar në 2 m

Kryeministri Edi Rama ishte pjesë e konferencës “Një kontinent, një ardhme” në kuadër të përfshirjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor n

Presidenti Ilir Meta ka ftuar sërish qytetarët që t’i bashkohen thirrjes së tij për të protestuar më 2 mars në bulevardin “Dëshmorët e Ko

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka qenë në Durrës ku ka inspektuar banesat, të cilat janë në rindërtim ku ka thënë se duhet patjetër t