Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar për herë të parë arrestimin e ish-deputetit të PS-së, Arben Ndoka, duke u shprehur se kryeministri Rama nuk ka thënë asnjë fjalë për të për shkak të frikës.

I ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, Berisha është shprehur se nëse Arben Ndoka flet, ai e “hedh në erë” qeverinë e të majtëve dhe kryeministrin.

“Në kohën time nuk është penguar kurrë prokuroria ndaj deputetëve të mi. Prokurorinë e ka pasur Ina Rama dhe Theodhori Sallaku, njerëz në duart e Ramës.

Rama i lëshon të vetët, ai kur të rrezikohet për t’u mbyt i mbyt të gjithë dhe këtu do jemi, ta dijë mirë… ai do vazhdojë, bir Selman i nënës kë të qaj më parë nga njerëzit e tij.

Po prit, se nuk tha asnjë fjalë për Arben Ndokën. Pse? Se unë Ramën e psikologjis mirë, keqardhje tha për Çukon, po për Ndokën nuk guxoi një fjalë se ai e hedh në ere sepse i di gjithçka ai për të”,- tha Berisha.