Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nuk pranoi të komentojë vendimin e Arta Vorpsit për t’u betuar te noterja si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese.

I pyetur nga gazetarët jashtë selisë së PS për këtë çështje, Balla deklaroi se pas pak do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve në Kuvend, ku do të ketë një diskutim posaçërisht për këtë veprim të Vorpsit.

“Nuk dua të bëj një koment për këtë çështje këtu. Pas pak minutash konferenca e Kryetarëve në Kuvend do ketë një diskutim për këtë çështje. Mendoj se në këtë kontekst të krijuar duhet një qëndrim institucional nga Kuvendi”, tha Balla.