Konferenca “Feja si instrument për paqen” bëri bashkë në panelin e diskutantëve krerët e shtetit të Shqipërisë dhe Kosovës.

Gjatë aktivitetit Meta dhe Thaçi u panë disa herë duke komunikuar mes tyre. Ndërkohë biseda mes tyre ka vazhduar edhe pas përfundimit të konferencës në kafe.

Nuk dihet cila ka qenë tema e diskutimit, por vlen të theksohet se si Meta ashtu dhe Thaçi nuk janë në ditët e tyre më të mira sa i takon marrëdhënieve me kryeministrin Edi Rama.

Meta është në përplasje me mazhorancën për Kushtetuesen, ndërsa Thaçi ka replikuar ashpër në distancë me Ramën për Shengenin ballkanik dhe mungesën e Kosovës në samitin e Ohrit.

I pranishëm në konferencë është edhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ulur në krah të Thaçit.