Ish-kryeministri, Sali Berisha përmes një video në “Facebook” ka kujtuar vizitën e George W Bush 14 vite më parë në Tiranë.

Berisha e cilëson atë si një ditë historike në marrëdhëniet miqësore midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe pse tani është në “listën e zezë” nga SHBA.

“Nje dite historike ne marredheniet miqesore midis Shqiperise dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes!Visita e Presidentit George W Bush ne Shqiperi. Sb”, shkrua Berisha.

Me 19 maj Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, i cili përmes një postimi në “Twitter” shpalli “non grata” familjen Berisha.