Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e qytetarit dixhital të mbërritur në adresën e tij në Facebook, ku denoncohet emërimi i drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, që sipas qytetarit është një person që ka mbushur moshën e pensionit dhe është njeri i kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

“Emërim “meritor” i ish doganierit në pension në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit!, shkruan Berisha teksa publikon mesazhin.

POSTIMI I PLOTË

Emerim “meritor” i ish doganierit ne pension ne Agjensine Kombetare te Mjedisit!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb

Pershendetje doktor. Uroj te jeni mire. Ju uroj nje vit te mbare. Qeverisja e kryeministrit piktor. Ne Agjencine Kombetare te Mjedisit ka emeruar nepermjet Dapit drejtor nje te ditelindjes 1954. Drejtor i drejtorise se vleresimit mjedisor. Ja qeverisja qe i jep prioritet nje pensionisti dhe jo te rinjve. Zoteria ne fjale eshte ish koleg i dtejtorit te pergjithshem. Edison Konomi, ish doganier. Te ghithe e dime qe eshte emerim i Vangjush DakosJu uroj gjithe te mirat.