Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, ka pranuar se protesta e djeshme ishte e mirë.

Pjesë nga debati: 

Ndreu: Pak që më ke futur këtu që janë të gjithë kundër qeverisë.

Zheji: Të ftova si burrë sepse asnjë tjetër nuk e përballon. Për burrni erdhe. Bravo të qoftë.

Ndreu: Kjo protestë ishte inspiruar me idenë se Edi Rama do të binte. Nuk bie kurrë qeverisja. Ne e kemi provuar. Sot ishte një protestë e mirë, por më pak se ajo e disa ditëve më parë. Protesta tjetër do jetë më pak. Protesta e nesërme nuk do të jetë si e sotme. Liderët e opozitës kanë bërë operacion plastik, por truri është ai që ka qenë nga 2005 deri në 2013. Nuk mundet që kjo elitë të na kërcënojë ne në qeverisje. Këtu ka vetëm një tmerr; SPAK-un.