Sot zyrtarisht deputetë të opozitës kanë dorëzuar mandatet parlamentare, ndërsa kanë vijuar me protestën dhe me kërkesën për zgjedhje të parakohshme dhe një qeveri tranzitore.

Por jo të gjithë deputetët e opozitës e kanë dorëzuar mandatin.

 Ja emrat:

Nga PD janë Fatmir Mediu, Nard Ndoka, Myslym Murrizi dhe Rudina Hajdari, dhe nga LSI-ja, Lefter Koka.

Mësohet se Fatmir Media dhe Nard Ndoka ndodhen aktualisht jashtë vendit, në Vjenë e për këtë arsye nuk e kane firmosur ende lënien e mandatit.

Ditën e nesërme Lulzim Basha do të udhëtojë për në Vjenë, pasi do të zhvillojë një takim me asamblenë parlamentare te OSBE dhe më pas do të kthehen bashkë me Mediun dhe Ndokën.