Ish-kryeministri Sali Berisha, në një dalje publike për mediat deklaroi se kreu i SPAK Altin Dumani përsëriti skemën e mashtrimit, edhe në operacionin e fundit të Strukturës së Posaçme.

Berisha thekson se “SKAP nuk bëri asgjë për të zbuluar lidhjet e qeveritarëve me krimin e organizuar”.

“PD-ja si parti e shteti ligjor e luftës për zero tolerancë kundër krimit të organizuar. Çdo përpjekje për zbatimin e ligjit do të vendosen para ligjit të kriminelëve të çdo kategorie. PD konsideron se loja kundër krimit, organizimi i operacionit është lojë jashtëzakonisht e rrezikshme për jetën, pasurinë dhe të ardhmen e qytetarëve, operacioni ishte prej 50 mandatesh arrestesh i anonçuar me të madhe nga propaganda  qeveritare dhe autori i saj, Altin Dumani apo mercenari i partisë. Dua të informoj qytetarët se nga 50 mandate, janë arrestuar gjithsej pesë qytetarë, roje, magazinierë, furnitorë, etj., por asnjë nga zyrtarët e tjerë për të cilët janë lëshuar urdhër arreste”, tha Berisha.