"Do përzgjedhim se kush do trajtohet", Basha: Ky është krimi më i madh ndaj shqiptarëve!

30/10/2020 - 13:15

Në një dalje për mediat, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha komentoi deklaratën e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në seancën e djeshme plenare, ku iu bëri thirrje qytetarëve të respektojnë masat, pasi situata mund të shkojë deri aty sa të përzgjidhet kush do të trajtohet e kush jo.

Teksa e cilësoi këtë deklaratë një krim ndaj shqiptarëve, Basha deklaroi se Rama dhe kukullat e tij kanë para për të trajtuar pacientët dhe gjithë situatën, por i kanë vjedhur.

"Edi Rama, ministrja e Shëndetësisë dhe njerëzit përgjegjës për këtë situatë janë dyfish fajtorë. Nuk kanë marrë asnjë masa për t’i përpara situatës, ndonëse kanë qenë të paralajmëruar nga ekspertët, opozita, ndonëse OBSH ka lëshuar udhëzime për të marrë masa paraprake. Si rezultat i kësaj numri i infektimeve është shtuar shumë më shumë, sesa nëse situata do të mbahej nën kontroll, e do të bëheshin mbi 2 mijë testime. Së dyti, ata janë faktorë për fshehjen e të vërtetës. Kjo është dita e zezë, për të cilën Rama duhet të kishte përdorur paratë. Testime mbi 2 mijë në ditë, rritja e kapaciteteve spitalore, rimbursimi i ilaçeve për të sëmurët me Covid, mund të ishin financuar dhe të conin në uljen e numrit të të infektuarve dhe viktimave. Rama i ka paratë, por zgjedh t’i vjedhë. Prej dy javësh po i ikën përgjegjshmërisë dhe mundohet ta zhvendosë debatin. Do vazhdojë të hapë lloj-lloj diskutimesh, vetëm që mos të përgjiet pse nuk rrit numrin e testimeve, të mjekëve dhe infermierëve, pse nuk hap spitale të tjera, pse nuk paguan ata që kanë humbur vendet e punës, pensionistët, ata që janë në nevojë. Tani vjen pjesa më kriminale. Mbrëmë në Parlament ministrja tha se do të përzgjidhet kush do të trajtohet e kush jo. Pse kemi ardhur në këtë pikë? Sepse paratë që duhet të shkonin për të trajtuar të sëmurët me Covid i kanë vjedhur. Kush ja jep të drejtën Ramës dhe kukullave të tij të vendosin se kush duhet të trajtohet e kush jo. A ka krim më të madh ndaj shqiptarëve? Të vendosësh kush do të jetojë, e kush do të vdesë", theksoi Basha.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Reshjet e shiut të cilat kanë përfshirë vendin ditët e fundit kanë shkaktuar përmbytje në disa zona.

Presidenti i Republikës Ilir Meta tërheq sërish vëmendjen për t’i dhënë kohën e duhur të rinjve që të jenë pjesë e vendimmarrjes në çdo n

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj ka vizituar sot familjet në Manzë të Durrësit, që kanë hyrë në

Gjatë prezantimit të programit politik për zgjedhjet e 25 prillit, nënkryetari i LSI-së, dega Durrës, Eno Karapici tha se ekonomia është

Është ndarë nga jeta ditën e sotme pedagogu i Akademisë së Forcave të Armatosura, Agim Sulaj.

Komisioneri Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka ngritur sot shqetësimin në Këshillin Europian për qasjen e Ballkanit Perëndimor në

Në një deklaratë nga selia blu, ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku i është përgjigjur kreut të Grupit Parlamentar të PS, 

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka prezantuar programin politik për zgjedhjet e 25 prillit duke theksuar edhe prioritetet kryesore.

Presidenti Ilir Meta ka publikuar sot disa statistika.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka mbledhur sot në selinë rozë të gjithë drejtuesit e qarqeve për zgje