Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet prej dy ditësh në Durrës, është ndalur paraditen e kësaj të mërkure në Panairin e Punës në sheshin “Liria” të qytetit.

I shoqëruar nga prefekti i qarkut Roland Nasto, Milva Ekonomi dhe përfaqësues të tjerë të PS-së, shefi i qeverisë po viziton nga afër tendat e subjekteve private dhe jo vetëm, që ofrojnë vende punësimi.

Që prej ditës së djeshme, kryeministri Edi Rama bashkë me ministrat ndodhen në Durrës, ku zhvilluan mbledhjen e qeverisë si dhe një sërë aktivitetesh të tjera, siç ishin llogaridhënia publike edhe festimet me rastin e 27-vjetorit të themelimit të PS-së. Edhe gjatë ditës së sotme kabineti qeveritar do të zhvillojë një sërë takimesh në qytetin bregdetar.