Rikthimi i Saimir Tahirit në parlament ka qenë nën vëmëndjen e gazetarëve që nga momenti që ai hyri në oborrin e Kuvendit. Teksa media nxitoi t’i afrohej, ish-kolegët e tij deputetë të Partisë Socialiste u përpoqën ta shmangnin kontaktin me të.

Veç Musa Ulqinit dhe Adelina Ristos që e përshëndetën në hyrje të sallës, Tahirin e kanë lënë vetëm deputetët e tjerë të PS-së. Nga fotot, duket që edhe kreu i PR-së, Fatmir Mediu e ka përshëndetur ish-ministrin e akuzuar nga prokuroria për trafik ndërkombëtar droge dhe për shpërdorim detyre.

Një ditë më parë, Rama kërkoi prova të reja nga prokuroria për çështjen Tahiri, pasi u pyet nga gazetarët se si do të ndikonte arrestimi i tij në hapjen e negociatave.