Partia Socialiste e Shqipërisë kërkon nga Gjykata e Durrësit njohjen e kryetares së bashkisë se Durrësit, Valbona Sakon, e dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.

Çështja është regjistruar në gjykatë dhe i përket gjyqtarit Shpëtim Reka.

"DurrësLajm" ka kontaktuar me Valbona Sakon e cila tha se është Partia Socialiste e Shqipërisë që ka bërë kërkesën dhe ajo nuk është në dijeni të kësaj lëvizjeje.

Edhe dega e Partisë Socialiste në Durrës nuk ishte në dijeni të lëvizjes që kanë bërë juristët e PSSH-së, ndërkohe që pritet një vendim nga gjyqtari Shpëtim Reka.