Lideri demokrat Lulzim Basha, gjatë turit të takimeve me qytetarë të Shkodrës, i ftoi ata të marrin pjesë në protestën e 16 shkurtit në Tiranë.

E pranishme ishte dhe një grua me aftësi të kufizuara e cila bëri thirrje për të rrëzuar kryeministrin Rama. Ajo u shpreh ndër të tjera se të gjithë qytetarët duhet të ngrihen për të larguar njëherë e mirë këtë qeveri.

“Të çohemi të gjithë e të heqim atë farë. Jam kështu (në karrocë), por kisha ardhur!”, tha ajo.