Menjëherë pas përfundimit të afatit zyrtar kur qendrat e votimit duhet të qëndrojnë të hapura, ka ardhur reagimi i ish-deputetes së PD-së, Fatbardha Kadiu.

Sipas Kadiut, pjesëmarrja në votime ishte shumë e ulët, 13.5%, megjithëse administrata u kërcënua me vendet e punës, ndërsa bizneset me vendosjen e gjobave.

“Pjesëmarrja me vota te pavlefshme plus ato te BD etj eshte ne 60%-65% te votave te PS nga zgjedhjet e kaluara ku ben pjese dosja 339”,shkruan ndër të tjera Kadiu.

Statusi i plotë i Kadiut:

Me administratë të detyruar me kërcënime të vendeve të punës, me biznese të kërcënuara me gjoba etj.

U mbyll votimi në qarkun Durres, me një monitorim nga strukturat e PD rezultati eshtë 13,5% pjesëmarrje.

Turp turp etj

Pjesëmarrja me vota te pavlefshme plus ato te BD etj eshte ne 60%-65% te votave te PS nga zgjedhjet e kaluara ku ben pjese dosja 339.