Ish-kryetari i PD Durrës, Osman Stafa, në një postim në rrjete sociale ka renditur disa nga investimet e dështuara sipas tij, të realizuara në qytetin bregdetar.

Me një gjuhë të ashpër, Stafa ka “shpërthyer” në statusin e tij ndërsa shkruan: O të çmendur boll e vrat këtë qytet!

Në postim, Stafa përmend shkatërrimin e plazhit, të arkeologjisë. “lulëzimin” e rreth-rrotullimeve.

“Investime pa vizion, plot defekte dhe kosto…

Kosto për buxhetin dhe super kosto për qytetarët…trafik, lodhje dhe përshtjellim me dashje ose nga çmenduria.

Durrësi është i vetmi qytet në botë, ku dinamika

e rritjes shoqërohet me ngushtim rrugësh…”,- shkruan ai.

Në fund të statusit, ish-kryetari i degës së demokratëve durrsakë shigjeton edhe të vetët kur shkruan:

“Për ju që aspironi të merni

përgjegjësi përse heshtëni!?

Heshtja nuk prodhon as besim

dhe aq me pak vëmendje…”

Postimi i plotë:

O të çmendur

boll e vrat këtë qytet!

Kur pushteti grabitet

Qyteti dhe qytetarët vidhen.

Ky është realiteti i Durrësit tonë!?

Plazhin e vodhën, e grabitën,

e përdhunuat dhe tretët…

Tashmë frekuentohet nga

dashnorët e lodhur dhe të tredhur.

Dyrrahu dhe Epidami i lashtë

tashmë janë emra të gdhendur

në arkivat e historisë, mbuluar nga

babëzia e kullave të pushtëve të pushtetit…

Dhe tashmë qyteti po “lulëzon” nga rreth-rrotullimet, një çmenduri e radhës.

Investime pa vizion, plot defekte dhe kosto…

Kosto për buxhetin dhe super kosto për qytetarët…trafik, lodhje dhe përshtjellim me dashje ose nga çmenduria.

Durrësi është i vetmi qytet në botë, ku dinamika

e rritjes shoqërohet me ngushtim rrugësh…

Qytetarë të dashur!

Për sa kohë, Ne do heshtim,

për aq kohë do grabitemi.

Dhimbja jonë do jetë shumë

më e gjatë se grabitja.

v/o

Për ju që aspironi të merni

përgjegjësi përse heshtëni!?

Heshtja nuk prodhon as besim

dhe aq me pak vëmendje…