Kryetari i PD-së, Lulzim Basha iu përgjigj sot letrës së Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj që i kërkonte prokurorisë së Krimeve të Rënda ta thërriste liderin e opozitës për informacionet që ai ka për kokainën e ardhur nga Kolumbia.

"Letra është një akt i dënueshëm i Fatmir Xhafës, është vendosja de jure e Prokurorisë nën urdhërat e Qeverisë. Informacioni më i sigurtë që mund të jap unë është që prokuroria të gjurmojë Olsi Ramën dhe Agron Xhafën", u shpreh Basha.