Kreu i Departamentit për Pushtetin vendor në PD Durrës, Petro Vokopola, përmes një statusi në rrjete sociale komenton situatën kritike të krijuar prej ditësh në pikën kufitare të Kakavijës prej radhëve kilometrike të automjeteve të emigrantëve shqiptarë që duan të kthehen në Greqi.

Situatën e ditëve të fundit, Vokopola e krahason me periudhën e 7 viteve më parë, kur autobuzët me emigrantët shqiptarë vinin nga Greqia për të votuar për Ramën dhe Rilindjen, në vitin 2013, dhe opozita e atëhershme u paguante udhëtimin dhe sistemimin.

E ndërsa thekson se “ishin po këta hallexhinj që sollën ndryshimin e ekuilibrave në atë kohë të se mirës me të keqen në këtë vend”, Vokopola e krahason fatin e tyre me atë të mijëra shqiptarëve që pavarësisht se votuan Rilindjen, mbetën pa shtëpi dhe pa kompensim.  

Postimin e tij Vokopola e shoqëron me një foto që tregon dy realitete të kundërta, Rama në autobusët e vitit 2013 dhe radhët e pafundme të mes gushtit 2020.

Postimi i plotë i Petro Vokopolës:

Në 2013, të pafund ishin autobuzet e ardhur nga Greqia me emigrantët shqiptare. Rilindja ju paguante udhëtimin dhe strehimin. Ishin po këta hallexhinj që sot po vuajne dhe që u gënjyen që do të hanin me “lugë floriri” dhe që sollën ndryshimin e ekuilibrave në atë kohë të se mirës me të keqen në këtë vend. Koka bën koka pëson. E njëjta situatë me shqiptarët brenda Shqiperise, i votuan dhe ju prishen shtëpitë dhe nuk i paguan. Keqardhje!!!