Kryeministri Edi Rama ka uruar ditën e Evropës nëpërmjet një video në rrjetet sociale.

Në videon e publikuar shihen disa persona të cilët kanë veshur doreza në njërën anë ngjyrë blu dhe nga ana tjetër të verdha.

Duart shihen që bashkohen me njëra tjetrën dhe kthehen njëherë nga njëra anë dhe njëherë nga tjetra duke formuar kështu flamurin evropian.

Me këtë video Rama ka dashur të përcjellë një mesazh të rëndësishëm në këtë ditë të rëndësishme se duke qenë të bashkuar mund të arrihet çdo gjë.