Kurti në Tiranë: Nismat rajonale ngecin nga mosnjohja e Kosovës nga Serbia

10/06/2021 - 15:17

Në një prononcim për mediat, kryeministri i Kosovës Albin Kurti bëri të ditur propozimin e tij në Samit, ndërsa u shpreh se shkak për ngecjen e nismave rajonale është mosnjohja e Kosovës nga Serbia.

 Kurti u shpreh se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia do të ndihmonte edhe në bashkëpunimin më të madh mes vendeve të tjera.

“Isha edhe në një konferencë tjetër rajonale në Selanik. Janë shtuar nismat e ndryshme që bëjnë bashkë liderët e Ballkanit. Duhet theksuar që në fjalën time, konstatova se derisa 6 shtete të Ballkanit janë në BE, ajo nuk ësshtë ende e plotë. Kosova e ka situatën më të vështirë, pasi nuk ka as liberalizim të vizave. Jemi të vendosur për të zbatuar reformat e kërkuara.

Nismat rajonale ngecin se mungon njohja nga Serbia. Njohja nga Serbia do krijonte situatën që vendet të ecin më shpejt drejt BE-së. Nevojiten edhe vlerat e BE të vendosen në raportet mes shteteve, nuk mjafton vetëm tregu ekonomik.

Në fund dhash një propozim si mund të ecim para, është modeli i marrëveshjes europiane ekonomike. Ne të hyjmë si rajon i përbashkët në marrëdhënie me BE sa i takon ekonomisë dhe tregtisë. Të kalohet nga CEFTA në EFTA EEA.

Gjëja më e rëndësishme është që Shqipërisë, Malit të Zi e Maqedonisë së Veriut t’i bashkangjitet edhe Serbia në njohjen e Kosovës” u shpreh Kurti.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar 22-vjetorin e Çlirimit të Kosovës përmes një positmi në Facebook me një video nga 12 qershori i vitit 199

Kryedemokrati Lulzim Basha feston sot 47-vjetorin e lindjes, datë e cila përkon edhe me 30-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka komentuar rastin e prokurorit të Përmetit, Asllan Bajrami, i cili ka marrë kërcënime pak ditë m

Taulant Balla ka uruar sot ditëlindjen e Partisë Socialiste përmes një videomesazhi të publikuar në Facebook. 

Partia Socialiste do të mbledhë sot pasdite Kongresin e jashtëzakonshëm.

Partia Socialiste e Shqipërisë feston sot 30-vjetorin e krijimit të saj dhe në një ditë të tillë nuk mund të mungonte një urim nga kryemi

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, iu është bashkuar reagimeve për anëtarësimin e përkohshme të Shqipërisë në Këshillin e

Një ditë pasi paralajmëroi mundësinë për t’u rikthyer në krye të Partisë Demokratike, në një postim në "Facebook", ish-lideri historik i

Ish-ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati e shikon si një rezultat të punës së palodhur gjatë gjithë viteve të diplomac

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar për anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurisë në OKB.