Kryeministri Edi Rama lajmëroi sonte në studion e emisionit të Artur Zhejit në “Ora neës”, se do të ketë një kallëzim penal se kush është dekonspiruesi i operacionit sekret të policisë për kapjen e 3 ish-zyrtarëve të Policisë së Vlorës.

Ai tha se numri i atyre që kishin dijeni në Polici ishte shumë i kufizuar dhe janë me emër dhe mbiemër të identifikuar personat që e dinin, ndaj edhe është më e lehtë të gjendet dekonspiruesi.

“Ministri do kërkojë hetim, me një kallëzim penal për dekonspirim. Do vërë në dispozicion të hetimit vetveten dhe palën që ka pasur dijeni për këtë operacion që janë një numër shumë i kufizuar, janë me emër dhe mbiemër, se jemi në një situatë qesharake. Është mundësia të bëhet hetimi në rastin konkret për të shkuar drejt dekonspiruesit se kjo histori nuk mund të vazhdojë kështu”.