Presidenti Ilir Meta dekreton Edi Ramën në postin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme. 

Dekreti është firmosur këtë premte, një ditë pasi u bë betimi në presidencë i ministrave të rinj.

Ndërkohë Meta refuzoi dekretimin e emrit të Gent Cakajt në postin e ministrit të Jashtëm dhe pas këtij veprimi Rama dërgoi emrin e tij për postin e ministrit të Jashtëm duke e paralajmëruar se do shiheshin në Gjykatën e re Kushtetuese.