Presidenti Ilir Meta ka vizituar këtë të premte Kalanë e Krujës.

Meta shkruan në Facebook se simboli i trashëgimisë sonë kombëtare është dëmtuar nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, ndërsa veçon Kullën e Kambanës dhe Teqen e Dollmës, si më të dëmtuarat rëndë.

POSTIMI I PLOTË

Vizitova sot Kalanë e Krujës, kurorën e krenarisë së trashëgimisë tonë kombëtare, të dëmtuar nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit.

Veçanërisht Kulla e Kambanës dhe Teqeja e Dollmës, dy nga monumentet unike dhe mjaft të rëndësishme të Kalasë, kanë pësuar dëmtime shumë të rënda, për të cilat duhen marrë masa të menjëhershme për t'u riparuar dhe mbrojtur, për vetë simbolikën e fortë kulturore e kombëtare që përfaqësojnë.

Puna e nisur duhet të ndiqet me përgjegjësi maksimale deri në fund!