Presidenti Ilir Meta ka takuar sot liderin e Vetëvendosjes Albin Kurtin.

Teksa poston një foto së bashku me liderin e VV-së,  Meta  shkruan në Facebook se ka uruar  Kurtin për rezultatin pozitiv të arritur në zgjedhjet e fundit.

"Kënaqësi të prisja sot liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, z.Albin Kurti dhe ta uroja për suksesin e arritur në zgjedhje.

Uroj që Kosova të ecë në rrugën e forcimit të institucioneve demokratike, që të jetë një shembull pozitiv në të gjithë rajonin, siç e dëshmoi edhe në zgjedhjet e fundit, për standardet demokratike, por edhe për mirëqeverisjen.", shkruan Meta.