Presidenti i Republikës Ilir Meta me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se ka takuar sot deputeten shqiptare në Parlamentin e Kroacisë zonjën Ermina Lekaj – Pëlaskaj.

Meta shprehet se Përlaskaj është sot një përfaqësuese e denjë e komunitetit shqiptar në parlamentin kroat.

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Shumë i gëzuar nga lajmi për fitoren e mandatit të deputetes në Parlamentin e Kroacisë, për herë të tretë, të znj.Ermina Lekaj-Përlaskaj.

Është tepër e rëndësishme që komuniteti shqiptar të ketë zërin dhe përfaqësimin dinjitoz në Parlamentin kroat me një deputete të nderuar, një tregues i lidhjeve të forta tradicionale shqiptaro-kroate.

Përvoja e saj është garanci edhe për të ardhmen e shkëlqyer të këtyre marrëdhënieve.

Thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy parlamenteve do t’i japë një impuls të ri forcimit të tyre, si dhe procesit të integrimit europian të Shqipërisë.