Shqipëria ka marrë sot stafetën e drejtimit të Organizatës së OSBE-së.

Lajmin e ka bërë me dije Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj përmes një postimi në Facebook.

"Sot në Ministerialin e OSBE-së në Bratislavë Shqipëria zyrtarisht merr Kryesinë e OSBE-së. Pas një pune kapitale përgatitore në rrafshin politik e programatik, si dhe organizativ e logjistik, Shqipëria sot është krejtësisht e gatshme për të udhëhequr një Kryesi të besueshme, bashkëpunuese dhe efektive."