Kryeministri Edi Rama ka kujtuar qytetarët se pas mesditës së nesërme do të qëndrojnë në izolim në kuadër të masave kundër COVID-19, deri të hënën në mëngjes.

Rama shkruan në Facebook se duke nisur nga dita e hënë fasha e orarit do të zgjatet deri 17:30 dhe autorizimet për leje-dalje për pazar do të jenë 90 minuta.

POSTIMI I RAMES

NESËR ËSHTË DITA E FUNDIT ME FASHËN ORARE DERI NË 13.00

NGA NESËR NË 13.00 DERI TË HËNËN NË 05.00 GJITHÇKA DO TË JETË E MBYLLUR DHE TË GJITHË NË SHTËPI

NGA E HËNA, FASHA ORARE DO TË ZGJATET DERI 17.30 DHE AUTORIZIMET PËR LEJE-DALJE PËR PAZAR DO TË JENË 90 MINUTA

Pak nga pak dhe me durim, do të dalim me kokën lart nga kjo luftë