Ish-deputetja e PD-së, Orjola Pampuri ka publikuar një video ku shfaqen kryefamiljarë dhe fëmijë të varfër që thonë se nuk kanë bukë të ushqehen.

Ajo thotë se kryeministri i vendit, Edi Rama i ka injoruar këta shqiptarë dhe sipas saj, 300 mijë shtetas në Shqipëri ushqehen vetëm 1 herë në ditë.

“Fjalimet e Edi Ramës nuk kanë lidhje me realitetin e më të varfërve. Ai i injoron dhimbjet e një babai që nuk ka çfarë t’u japë fëmijëve. Nuk do t’ia dijë për dhimbjen e një nëne që nuk ushqen dot fëmijët. Përçmon lotët e një fëmije që nuk e ndjek dot shkollën online, sepse prinderit e tij janë të pamundur. 300 mijë shqiptarë jetojnë në të tilla kushte mbijetese, duke u ushqyer vetëm 1 herë në ditë. Deri tani nuk janë ndihmuar me asnjë qindarkë nga qeveria. Përgjigja e Edi Ramës per ta eshtë “bla bla bla”.“, shkruan Pampuri.